PSG në fund të sezonit bëhet me trajner të ri

Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe franceze, Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germain është duke menduar ta shkarkojë Unay Emery dhe në vend të tij ta emëroj trajnerin argjentinas, Maurico Pochettino.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Pochettino është në listën e ngushtë për t’u bërë menaxher i ri në Paris Saint-Germain.

Kjo pasi, sheikët e klubit parisien po kërkon një zëvendësim të profilit të lartë për Emeryn.

Drejtuesit e PSG-së kanë vënë re se Pochettino e ka transformuar Tottenhamin në një ekip që po sfidon ekipet e mëdha angleze në Ligën Premier, por edhe në frontet evropiane.

Trajneri argjentinas ka një të kaluar me klubin parisien, pasi si futbollist kishte qenë anëtar i PSG, për dy vite.

Ish trajneri i Espanyol, po ashtu pëlqehet edhe nga Manchester United dhe Real Madrid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button