Zgjedh macet në vend të burrit!?

Një izraelit është ndarë nga gruaja, pasi ajo nuk dëshironte të largojë nga shtëpia 550 macet e saja.

Gjykata në qytetin Beersheb në jug të Izraelit, kishte kërkuar nga çifti që të përpiqeshin më shumë për martesën e tyre, mirëpo gruaja në asnjë mënyrë nuk hiqte dorë nga macet e saj, të cilat me gjasë i do më shumë se burrin.

Burri është ankuar në gjykatë se ka aq shumë mace, saqë ai nuk mund të flejë në krevatin e tij.
Po ashtu, ai nuk ka mundur ta përdorë as banjën nga macet, ndërsa për shkak të tyre ka qenë e pamundur që të përgatitej ushqimi në kuzhinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button