Ryan Gosling nuk dëshiron të jetojë me Eva Mendesin

Aktori dhe muzikanti Ryan Gosling, që nga shtatori i kaluar është në lidhje dashurie me aktoren e bukur, Eva Mendes.

Edhe pse Eva ka zbuluar se është e lumtur dhe e dashuruar dhe se po përgatitet për një jetë të përbashkët, Ryan ka refuzuar çdo përpjekje për bashkëjetesë. 

Në fakt, sipas mediave amerikane, aktori 31-vjeçar nuk është i gatshëm të jetojë së bashku me aktoren 38-vjeçare. “Ryan thotë se dëshiron të ngadalësojë dhe nuk dëshiron të jetojë akoma me atë. Por nuk dëshiron as ta humbasë”, zbulon miku i tij për “US Weekly”.

Ryan dhe Eva u njoftuan gjatë xhirimit të trilerit “The Place Beyond The Pines”, i cili duhet të shfaqet nëpër kinema gjatë fundvitit, por producentët kanë frikë që të dy personazhet kryesore deri atëherë do të ndahen.

Ndërsa rreth spekulimeve për ndarje, zëdhënësja e Eva Mendesit ditë më parë deklaroi se çifti është ende në lidhje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button