Agim Aliu i PDK-së zgjidhet kryetar i Ferizajt

Në orën 21, Valdete Daka, kryetare KQZ-së të Kosovës kumtoi rezultatet preliminare të balotazhit për kryetar të komunës së Ferizajt që u mbajtën sot. 

Ftues i balotazhit është përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliui cili ka marrë  57. 59 për qind të votave kundruall përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj që ka marrë 42.41.

Pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e ultë sesa në garën parë për të parin e komunës së Ferizajt. Në votime dolën 27.49 për qind e votuesve, kundruall 31 për qind kishin votuar në raundin a parë të zgjedhjeve.

Zgjedhjet kanë kaluar pa incidente ndërsa Demokracia në Veprim ka shënuar disa parregullsi gjatë votimeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button