Garet: Maqedonia duhet të ngjitet në një kodër të lartë që të fillojë negociata me BE-në

 Vijon një detyrë e vështirë për vitin e ardhshëm që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, thotë ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet.

Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ai tha se duhet të zbatohen reformat nga Plani 3-6-9, të dilet nga shteti i “robëruar”, të adresohet çështja e emrit.

“Për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për emrin do të jenë të nevojshme vendime të rënda dhe guxim i vërtetë politik. Janë ndërmarrë hapa të dobishëm, hapa konkret, por bëhet fjalë për një rrugë të gjatë për çlirimin e shtetit, duke rikujtuar: kjo është maratonë, jo vrap i shkurtë”, tha Garet.

Ai gjithashtu foli edhe për atë se cilat janë reformat kyçe të cilave duhet t’ju jepet përparësi duke thënë se pikat e reformave janë shumë qartë të vendosura në Planin 3-6-9.

“Jemi shumë të lumtur lumtur që Ambasada britanike mund në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndihmojë në zbatimin e tyre. Janë të përfshira fusha si administrata publike, sistemi i kundërzbulimit, temë për të cilën u bisedua edhe gjatë vizitës së ministres për mbrojtje, Radmilla Shekerinska në Londër dhe shqyrtimi i mbrojtjes strategjike, por është shumë e vështirë të përkufizohen në mënyrë konrete”, tha Garet.

Në pyetjen nëse është i arsyeshëm optimzmi i kryeministri Zoran Zaev, i cili pret që Maqedonia të marrë datë për negociata parainkuadruese me BE-në deri në qershor të vitit 2018, Garet u përgjigj pozitivisht.

“Po, absolutisht. Mendoj se keni një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjiteni për të arritur atje deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ka shumë për tu bërë në Planin 3-6-9, si dhe në “shtetin e robëruar” dhe detyrimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit. Pra, ekziston detyrë e vështirë, por është plotësisht e aryseshme të jetë optimist. Për mundësinë e rrezikut nga një krizë e re politike në Maqedoni në rast se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës vazhdon edhe më tutje, ambasadori britanik tha se mendon që Maqedoni ka mbyllur një kapitull të krizave politike, që është një hap i mirë para. Por, tha ai, mbeten shumë shkaqe të nënvizuara për krizë mbeten dhe gjendja ende është e brishtë dhe rreziku mbetet”, tha Garet në intervistën për REL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button