Më ftohë dhe më shumë borë sot në Mavrovë

 Më ftohtë sot në mëngjes është në Mavrovë me shtatë gradë nën zero. Temperatura nën zero janë matur edhe në Krushevë (-5), Pretor, Ohër, Dibër dhe Manastir (-3), Tetovë, Berovë, Prilep, Vinicë dhe Pozharan janë matur minus dy gradë, ndërsa një gradë nën zero në Kriva Pallankë, Gjurishte dhe Topolçan.

Zero gradë në mëngjes janë matur në Strumicë, një gradë në Shkup, dy gradë në Kumanovë, katër në Shkup, Demik Kapi, Dojran dhe Shtip dhe temperaturë më të lartë prej gjashtë gradë në Gjevgjeli.

Në Mavrovë ka edhe më së shumti borë, nëntë centimetra, në Krushevë dy, dhe nga një centimetër shtresë e borës në Berovë dhe Kriva Pallankë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumtoi se gjatë natës dhe në mëngjes moti në Maqedoni ishte me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit ka fryrë erë e përforcuar veriore. Në malet më të larta, si dhe në Kriva Pallankë, ka reshje të borës së lehtë.

Deri në fund të ditës, moti do të jetë i vranët me periudha të diellit, pasdite vranësira do të ulet. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të forcohet.

Temperatura maksimale në vend pritet të arrijë prej 3 deri në 12 gradë. Në Shkup, moti me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Deri të mërkurën, moti do të jetë stabil dhe i thatë, me rritje të temperaturës së ditës. Të martën dhe të mërkurën nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës dhe vranësira të dobëta, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor dhe do të ketë vranësira mesatare.

Të enjten dhe të premten do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në pjesët perëndimore në orët e mbrëmjes do të kalojnë në borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button