Hojt Ji: Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer që ta zgjidhin emrin në vitin 2018

Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer ta zgjidhin çështjen për emrin në vitin 2018. Lidershipi dhe vullneti i mirë i qeverive të dy vendeve janë inkurajuese, tha Brajan Hojt Li, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së, në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA, përcjell MIA. 

“Lidershipi dhe vullneti i mirë që paradokohe e kanë shprehur dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të vështira dhe të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por si duket bisedat fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic ishin konstruktive” – tha Ji.

Ai e inkurajon edhe zërin pozitiv që e shikon te kryeministri Zoran Zaev në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Ai vlerësoi edhe se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të respektimit të lirive themelore.

Ji në intervistë tha “nuk ekzistojnë plane të tilla” lidhur me spekulimet se ai do të ishte ambasadori i ri amerikan në Shkup. “Shtëpia e bardhë është e vetmja kompetente për ato çështje dhe nuk ka kumtuar diçka të tillë” tha Hojt për ANA – MPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button