Pothuajse 153 mijë persona janë punësuar në dhjetë muajt e vitit 2017

 Gjithsej 152.964 persona janë punësuar në Maqedoni në periudhën nga 1 janari deri më 31 tetor të këtij viti. Prej tyre, 63.461 persona janë punësuar në kohë të pacaktuar, ndërsa 89.503 në kohë të caktuar, treguan të dhënat e Agjencisë për punësim të RM-së.

Nga të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, mund të shihet edhe se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve paraprakisht në evidencën e APRM ishin 31.662 persona, ndërsa të tjerët aspak nuk kanë qenë në evidencën e personave të papunë.

Në këtë evidencë për momentin si të papunë llogariten 102.100 persona. Pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht 44.259 persona, janë pa arsim ose me arsim fillor, me arsim jo të plotë të mesëm janë 14.359 persona, me arsim të mesëm të përfunduar 29.007, me arsim të lartë 1.656, ndërsa me arsim të përfunduar të lartë 11.914 persona,

Në listën e personave të papunë ka edhe 868 persona me magjistraturë të përfunduar, si dhe 34 doktorë të papunë të shkencave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button