Dora e Drejtësisë: Reagim ndaj revistës së “turpit”

Shqiptarët e Ohrit jo rrallë janë viktimë e diskriminimeve që u bëhen nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Së fundmi Shoqata “Dora e Drejtësisë” nga Ohri reagon ndaj revistës së nxënësve “Vëllazërim Bashkim” nga Ohri për shkak të mospërfilljes së Gjuhës Shqipe.
Reagimin e kësaj shoqate ua sjellim të plotë në vazhdim:

“Shoqata DORA e DREJTËSISË shfaq shqetësimin rreth situatës aktuale që mbizotëron në arsimin shkollën fillore “Vëllazërim Bashkim” në Ohër.
Shoqata DORA e DREJTËSISË reagon fuqishëm ndaj publikimit të revistës  së nxënësve të shkollës fillore “Vëllazërim Bashkim” në Ohër, ku pjesa shumë e madhe e shkrimeve janë vetëm në gjuhën maqedonase! Ne jemi të indinjuar dhe shprehim shqetësimin të rastit pa precedent pasi përveç asaj, se gati e gjithë revista është vetëm një gjuhë mirëpo edhe në ato pak shkrime që janë në gjuhën shqipe, gabimet e shumta drejtshkrimore nuk kishin munguar!
E papranueshme dhe në të njëjtën kohë shumë e ulët për ne shqiptarët që jetojmë në Ohër.
DORA e DREJTËSISË publikisht pyet kush e lejoj publikimin e një reviste të tillë poshtëruese dhe ofenduese ndaj nxënësve dhe shqiptarëve të Ohrit?

Shoqata DORA e DREJTËSISË kërkon nga ky institucion arsimor, që në të ardhmen të mos përsëritet një gjë e tillë dhe se gjuha shqipe të zëre vendin e duhur përkrah gjuhëve tjera, që përdoren po në këtë institucion!” – përfundon reagimi i kësaj shoqate. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button