Lideri dhe anëtarët e BDI-së, ndeshje futbolli në Gostivar

Krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim të drejtuar nga lideri i partisë, Ali Ahmeti, sot janë marrë me futboll. Përmes lojës, zyrtarët e kësaj partie e kanë shënuar 10 vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik. Pas përfundimit të turneut i cili u mbajt në Gostivar, lideri i partisë nuk u prononcua për mediat.

“Për të gjithë më është e njohur se BDI i ka bërë tanimë dhjetë vite që nga formimi i partisë politike është parti e gjeneratave të reja dhe ishte më se e nevojshme ta shënojmë këtë jubile të dekadës së parë të  BDI-së. Kjo është edhe arsyeja që i hymë kësaj pune me kërkesë të rinisë dhe anëtarëve tjerë për të mundësuar që të njihen ndërmjet degëve të rinjtë me qytetarët, dhe të shohin qytetarët se BDI ka një plejadë të rinjsh vetëm në lojërat sportive si shah, futboll, pingpong dhe aktivitete tjera”, deklaroi  Gzim Ostreni, kryetar i këshillit organizativ të shënimit të 10 vjetorit të BDI-së /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button