Menduh Thaçi: Mua s’më kanë quajtur tradhtar si Ahmetin

Ia vlen që të gjithë të organizohemi, të angazhohemi dhe me moton që e kemi përpara, “Shqiptarëve u mungon liria”, të ju garantojmë shqiptarëve se ne do të ju a sjellim lirinë. Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë ku u mbajt Konferenca 6-të zgjedhore e Forumit të Gruas Shqiptare (FGSH).

“E shihni se ka shumë komente përreth se unë asesi të merrem vesht me Cërvenkovskin, assesi të merrem vesht me Rufi Osmanin, assesi të merrem vesht me do të tjerë. Unë nuk sillem si në pazar, votat tuaja dhe vullnetin e shqiptarëve që ma kanë dhënë e përdori vetëm për të mirën e shqiptarëve dhe për platformën e Partisë Demokratike Shqiptare. Unë nuk mund të sillem si të tjerët, që paradite me dikënd, e pasdite me dikën tjetër bën pazarllëqe. Unë e di dhe jam plotësisht i vetëdijshëm që më vështirë dhe më rëndë e keni ju që ta duroni këtë politikë sepse jeni ju ata që mbani frontin me ata që ju ndjekin, që ju kërcnojnë apo që ju nxjerrin prej punë” tha Thaçi.

“Në këto 20 vite politikë ende askush nuk më ka thënë ashtu si i thanë dikujt: “O Ali, o tradhtar, ti je shka nuk je shqiptar” tha lideri i PDSH-së, Thaçi.

Ndryshe, kryetare e FGSH-së u rizgjodh Meral Uzeiri-Ferati, ndërsa nënkryetare Renata Elezi nga Dega e Gostivarit.

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm dhe kryetari i Kuvendit qendror i kësaj partie Arbër Xhaferi, Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, të gjithë Sekretarët e partisë, grupi parlamentar, dhe mysafirë të tjerë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button