Olimpiada e 11-të sportive e shkollave të Sarajit

Fitues për ketë vit i “Olimpiadës Shkollore”- Saraj, u shpall shkolla fillore “Sami Frashri”, nga Gllumova, vendin e dytë e mori “Dituria”, nga Saraji dhe vendin e trete e mori “Bajram Shabani” nga Kondova.   

Pas garave të diturisë, në Parkun e Komunës së Sarajit, u organizua “Olimpiada Shkollore” në Sport ku sportistët më të mirë të 7 shkollave të komunës së Sarajit dhe rrethinës u dekoruan me medalje nga Kryetari i Komunës Bekim Murati.

“Synimi  im dhe i komunës së Sarajit është të shfrytëzohen të gjitha përparësitë, të shfrytëzohen këto  bukuri natyrore, në trajnimin e gjeneratave të reja, mua më vjen mirë shumë nxënës që kanë dalur nga shkollat e Komunës së  Sarajit kanë arritur suksese të larta si në sportë  ashtu edhe në të gjitha sferat”, theksoi kryetari i komunë së Sarajit, Bekim Murati.

“Garojnë të gjithë shkollat që janë në territorin e komunës  së Sarajit, pra 7 shkolla me nga 4 nxënës. d.m.th.  marrin pjesë një numër I madh nxënësish, vrapim ku përfshihen edhe meshkujt edhe femrat, volejboll, futboll dhe kërcim”, theksoi Kryetar i Komisionit për Organizimin e Olimpiadës Nexhat Fazliu.

Olimpiada Shkollore e Sportit është bërë tashmë traditë në këtë komunë dhe këtë vit shënoi 11 vjetorin e funksionimit. /Portalb/

   

Lajme të ngjashme

Back to top button