Formula 1, Webber i pari në Monako

Marc Webber ka arritur i pari në cak në garën për shpërblimin madh të Monte Karlos, duke regjistruar triumfin tij të tetë në karrierë.

Australiani i Red Bullit, Marc Webber ka dalë fitues në garën për çmimin madh të Monakos, në Formula 1. Ai përfundoi i pari duke bërë për vete garën e gjashtë të këtij viti, para Nick Rosbergut të Mercedesit dhe ngasësit spanjoll të Ferrarit, Fernando Alonsos.

Kampioni i shtatëfishtë, Michael Schmacher, përfundoi garën në pozitën e shtatë me 23 sekonda pas të parit edhe pse nisi garën nga pozita e parë. Gara në principatë ishte mjaftë e ngushtë, gjashtë pilotët e parë arritën në çka me një distancë prej gjashtë sekondash në mes vete. Gara e ardhshme do të zhvillohet pas dy javës, përkatësisht me 10 qershor në Kanada në shtegun “Gilles Villeneuve”. Pas kësaj gare në renditjen e përgjithshme prinë spanjolli, Fernando Alonso me 76 pikë, ndërkaq kampioni në fuqi, Sebastian Vettel 73, i cili e përfundoi garën e fundit në pozitën e katërt tani është zhvendosur ne pozitën e dytë me 73 pikë sa ka edhe Webber në një pozitë më poshtë.

Rezultati i garës së Monacos

1.Mark Webber Red Bull
2.Nico Rosberg Mercedes
3.Fernando Alonso Ferrari
4.Sebastian Vettel Red Bull
5.Lewis Hamilton McLaren
6.Felipe Massa Ferrari
Renditja e përgjithshme
1.Fernando Alonso (76 pikë)
2.Sebastian Vettel(73 pikë)
3.Mark Webber (73 pikë)
4.Leëis Hamilton (63 pikë)
5.Nico Rosberg (59 pikë)
6.Kimi Raikkonen (51 pikë)

Lajme të ngjashme

Back to top button