Arrestohet përfaqësuesi politik i AKSH-së, Idajet Beqiri

Policia kosovare arrestoi liderin e Partisë për bashkim kombëtar dhe përfaqësuesin politik të AKSH, Idajet Beqiri, i njohur si Alban Vjosa, i cili dyshohet nga autoritetet belgjiane se ka planifikuar atentate në Kosovë dhe Maqedoni.

Beqiri (65) është arrestuar në kufirin shqiptaro-kosovar ku është legjitimuar në përpjeke të hyjë në Kosovë. Nga organet gjyqësore ai është gjykuar me katër vite burg.

Autoritetet belgjiane pohojnë se ai është përgjegjës për shpërthimet para gjyqit në Strugë dhe në Urën hekurudhore në Mitrovicë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button