BE: iniciativa e deputetëve të Kosovës është e dëmshme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova, tha sonte se iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është “jashtëzakonisht e dëmshme” për Kosovën, njofton Kallxo.com.

Në një koment të bërë në Tëitter, Apostolova tha se ky veprim do ta rrezikonte punën e bërë në vitet e fundt.

“Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar është e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën. Veprime të tilla do ta dëmtonin gjithë punën e bërë në vitet e fundit në sundim të ligjit dhe drejtësi dhe do t’i pengonin të gjithë ata që mbështesin fundin e pandëshkueshmërisë”, tha Apostolova.

Kundër iniciativës së 43 deputetëve janë shprehur edhe ambasadorët amerikanë e britanikë në Kosovë, Greg Delawie e Ruairi O’Connell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button