Dacic: Do të kërkojnë ta njohim Kosovën

Lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Ivica Dacic ka deklaruar se disa vende të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë që integrimet e Serbisë t’i kushtëzojnë me njohjen joformale të pavarësisë së Kosovës edhe në mënyrë faktike, njoftojnë mediat serbe.

“Ajo do të thotë se juve askush nuk do t’iu detyrojë ta njihni Kosovën, por se do t’iu imponojnë vendime të cilat do të thonë se Kosova është vend i pavarur dhe për këtë mendoj se janë të vetëdijshme të gjitha palët në Serbi”, ka thënë Dacic.

Politika në Kosovë, ka thënë Dacic, “duhet të jetë reale dhe e bazuar në jetën reale dhe në interesat e popullit serb në Kosovë”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button