Dëshiroi ta mbys me sëpatë se ia parkoi veturën para oborrit

I hidhëruar për shkak se ia parkoi veturën para shtëpisë, së pari mori një thikë dhe e gërvishti në dorë, e më pas dëshiroi ta vras me sëpatë. Për shkak të dhunës 75 vjeçari Aleksandar T. banor i lagjes Gjorçe Petrov do të fitojë kallëzim penal, informoi policia.

Incidenti ndodhi dje rreth orës 13 në rrugën “Gjorçe Petrov”, kur shkupjani 40 vjeçarë Toni .Z së bashku me dy fëmijët e tij e parkoi veturën e tij “Fiat Doblo” para shtëpisë së dhunuesit. Kur Aleksandar e pa se kanë parkuar veturën para shtëpisë, nga oborri filloi të bërtas, nxori thikën dhe e gërvishti personin në dorë.

Menjëherë i sulmuari i mori fëmijët dhe iku përtej rrugës, e kur erdh ta merr veturën, një kalimtar e paralajmëroi që të ikë, se pronari i hidhëruar i shtëpisë ka marrë sëpatën që ta mbys.

Toni i iku plakut dhunues, dhe rastin e paraqiti në polici, prej ku paralajmërohet kallëzim për 75 vjeçarin Aleksandar. T. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button