Zgjedhja e pasuesit të Gruevskit, në kongres të pranishëm 411 delegatë

Filloi puna e Kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së opozitare. Nga komisioni verifikues i Kongresit theksuan se prej 544 delegatëve të regjistruar të pranishëm janë 411. Me këtë është plotësuar kushti që kongresi të punojë në pajtim me Statutin e partisë.

Ky është Kongresi i 16 i VMRO-DPMNE-së në të cilin duhet të zgjidhet lideri i ardhshëm i partisë, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, ndërsa kandidaturë ka dorëzuar vetëm sekretari aktual i përgjithshëm, Hristian Mickovski.

Kryetari në dorëheqje i VMRO-DPMNE-së drejtpërdrejt para fillimit të punës së Kongresit tha se pret kongres të qetë dhe transparent.

Mickovski deklaroi se pret që të grumbullohet numri i nevojshëm i delegatëve.

Sipas kryetarit të këshillit organizativ të Kongresit, Spiro Ristovski , pret dy ditë punë konstruktive të organit më të lartë partiak. “Ajo që është më interesante për opinionin do të ndodh nesër kur duhet të zgjidhet kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së. Pres punë konstruktive të organit më të lartë”, tha Ristovski.

Sipas Ristovskit, pritet dy ditë punë konstruktive.

“Sipas agjendës prej orës 17 deri në orën 19 zgjat paraqitja e delegatëve. Prej orës 19 duhet të fillojë puna e Kongresit me ç’rast do të zgjidhen trupat e punës, më pas do të pasojë diskutim intern në të cilin çdo delegat mund të paraqitet, të japë shqyrtimin e tij për temat për të cilat do të debatohet. Ajo që është më interesante për opinionin do të ndodh nesër kur duhet të zgjidhet kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së. Pres punë konstruktive të organit më të lartë”, tha Ristovski.

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e bashkëpartiakëve të tij Antonio Milloshoski, Ilia Dimovski të cilët thanë se nuk do të marrin pjesë në Kongres, Ristovski u përgjigj se partia hapat e ardhshme i bën në pajtim me vendimet e trupave të partisë. Këtyre ditëve, theksoi, ka pasur debat konstruktiv dhe konkret në parti dhe në trupat e saj prej të cilit ai si kryetar i këshillit organizativ është i kënaqur.

Hirstian Mickovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së është kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet sot dhe nesër në Vallandovë. Kongresi i partisë pasoi pas tërheqjes së Nikolla Gruevskit nga funksioni lider.

Kandidati i vetëm për t’u zgjedhur për kryetar të VMRO-DPMNE-së duhet ta marrë mbështetjen e shumicës prej numrit të përgjithshëm të delegatëve. Në të kundërt e gjithë procedura zgjedhore përsëritet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button