Jakimovski: Ministri i Punës punëtorët i shndërroi në skllevër bashkëkohor

Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski doli sot me deklarata se ministri i Punws dhe Politikws Sociale Spiro Ristevski duhet pasur kujdes se çka flet dhe se ka thënë shumë gënjeshtra për të dhe për Ligjin për marrëdhënie pune të miratuar në vitin 2005.

“Ligji për marrëdhënie pune i miratuar në muajin qershor të vitit 2005 është punuar plot gjashtë muaj, në vete mbante nëntëdhjetë e tre ndryshime. Ai u miratua me konsensus të përgjithshëm mes sindikatës, punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe ajo që është më e rëndësishme në Parlament u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë votë kundër. Për ligjin për marrëdhënie pune i miratuar në vitin 2005 votoi edhe VMRO-PP, ish-partia e Spiro Ristovskit dhe VMRO-DPMNE-ja, partia e tanishme e ministrit Ristovski, tha Jakimovski.

Ai e paralajmëroi Ristovskin se duhet të ketë kujdes se çka flet, për shkak se brenda më pak se një vjet ai propozoi më shumë se pesëmbëdhjetë shkurtime të të drejtave të njeriut, me çka punonjësit janë shndërruar në skllevër bashkëkohor.

“Ataku më i ri i tij mbi të drejtat e punëtorëve janë ndryshimet e propozuara në Ligjin për SPIM (Sigurimi pensional invalidor i Maqedonisë). Këtu ai propozon shkurtimin e pensioneve të ardhshme për thuajse 8 për qind, si dhe shkurtimin e të ardhurave të shoqërive pensionale në shtyllën e dytë pensionale. Kjo është edhe një dëshmi se politikën që e bën Spiro Ristovski në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nuk bën llogari për interesat e punëtorëve dhe pensionistëve, por vetëm është i fiksuar që të sigurojë sa më shumë para për përmendore, kuaj të arit, të gjithë këtë në shpinë të punëtorëve dhe pensionistëve”, tha Jakimovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button