Kina me raport mbi të drejtat e njeriut në SHBA

Në vend se të arsyetohet dhe sqarohet, ndaj raportit të sivjemë për gjendjen e të drejtave të njeriut të Stejt Departamentit, Kina ktheu goditjen me raport të saj për të drejtat e njeriut në SHBA.

Një ditë pas publikimit të raportit të rregullt të Stejt Departamentit amerikan për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, Kina nxori raport në të cilin akuzoi SHBA-të se në themel shkel liritë fundamentale të qytetarëve të saj.

Gjendja me të drejtat e njeriut në SHBA është aq misère saqë ky vend nuk ka kurrfarë baze morale dhe politike që edhe më tej të aktëroj si shtet i drejt, konstatohet në raportin kinez.
Kinezët veçmas kujdes i përkushtuan dy segmenteve të realitetit politik amerikan në vitet e kaluara, përballjen me njerëzit të cilët ishin pjesë e lëvizjes Occupy Ëall Street dhe internet liritë në vend.

Duke iu referuar shifrave për arrestimet dhe dëshmitë e pjesëmarrësve, kinezët theksojnë se policia amerikane shumë herë brutalisht ka trajtuar demonstrantët e lëvizjes./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button