Stavrevski “nën thjerëz” para deputetëve

Politika e keqe ekonomike, projeksionet joreale buxhetore, borxhmarrja e madhe e shtetit, por edhe borxhet e mëdha shtetërore ndaj ekonomisë vendore”, këto janë kritikat e opozitës për ministrin e Financave, Zoran Stavrevski, dhe kërkojnë largimin e tij nga kolltuku ministror.

Stavrevski, për herë të dytë, nesër është në thjerëz para Parlamentit. Për të kanë vërejtje se rebalanci i buxhetit ndodhi katër muaj pas miratimit të buxhetit, dhe është dëshmi e mjaftueshme se Stavrevski nga padituria apo nga kokëfortësia Kuvendit i imponoi buxhet joreal, të parealizueshëm i cili shkaktoi pasoja të rënda të politikës makroekonomike në vend.

Në sqarimin e interpelancës, shënohet edhe hyrja e vendit në borxhe me kredi prej 250 milionë euro nga Dojçe bank me kamatë prej mbi 6 për qind, para të cilat do të duhet t’i kthejnë qytetarët, ndërsa shpenzohen në projekte joproduktive, të padobishme, e shpesh herë edhe kriminogjene. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button