Kërçovë, po pastrohet shtrati i lumit Sushica

Ndërmarrja komunale publike “Komunalec” – Kërçovë po realizon aksion për pastrim të shtratit të lumit të qytetit, më shumë se gjysma e shtratit të lumit është pastruar dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që ky intervenim tërësisht të përfundojë.

“Për një javë jo të plotë ekipe nga ndërmarrja komunale janë të inkuadruar në pastrimin e shtratit të lumit Sushica. Pastrimi po realizohet në gjithë gjatësinë e tij dhe gjatë ditëve të ardhshme presim që tërësisht të përfundojë ky intervenim, i dyti gjatë këtij viti, pasi edhe gjatë pranverës njëherë tanimë është pastruar shtrati i lumit të qytetit”, deklaroi Zenel Jonuzi, drejtor i “Komunalec”-it.

Me këtë intervenim lehtësohet qarkullimi i ujit, si dhe kapacitetet e shtratit të lumit, me ç’rast do të mundet pa probleme Sushica t’i pranojë edhe ujërat në periudhën e dimrit, kur shkrihet bora, ndërsa sasitë janë shumë më të mëdha. Gjithashtu, përmirësohet edhe dukja estetike e vetë lumit, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button