fbpx

Amdi Bajram më nuk është në koalicion me VMRO-DPMNE-në

Deputeti i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, sot ka njoftuar se më nuk do të jetë në koalicion me VMRO-DPMNE-në në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Bajram, këtë e ka kumtuar në foltore kuvendore në vazhdimin e seancës, në të cilën në rend dite është debati për propozim-buxhetin e vitit 2018.

“Deri më sot kam qenë deputet i Lidhjes së Romëve në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërkaq prej sot do të veproj si deputet i Lidhjes së Romëve në Kuvend”, tha Bajram.

Ndryshe, Bajram mbahet mend si deputet i cili ka pasur fjalor të ashpër ndaj ish opozitarit, Zoran Zaev, madje shpesh herë, ai ka përdorur edhe fjalë fyese dhe kërcënënime për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button