Pusiq: Për shkak të destabilitetit në rajon Maqedonia duhet të hyjë në NATO

Gazeta kroate, Jutarnji list lajmëron se në samitin që u mbajt javën e kaluar në Çikago, duke folur për situatën edhe për vendet e Evropës Juglindore, ministrja kroate e Punëve të Jashtme Vesna Pusiq, është angazhuar për vazhdimin e procesit të zgjerimit të Aleancës. Në nivel të ministrave të punëve të jashtme është organizuar takim me vendet aspirantë për anëtarësim: Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.

“Nës prononcimin tim paralajmërova se në rajon, për shkak të zgjedhjes së Nikoliqit është krijuar një situatë e re, që, sigurisht nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë nga ndryshimi i pushtetit në Serbi, por gjithsesi se imponon që për temën e zgjerimit të debatohet edhe në këtë mbledhje, shtoi Pusiq për “Jutarnji list”.

Anëtarësimi i Malit të Zi nuk është vënë në pikëpyetje meqë vendi i plotëson të gjitha kushtet, duhet t’i ofrohet një shans e re Maqedonisë, e cila thuajse ishte e pranuar në anëtarësinë, si dhe ajo se duhet të aktiviyohet plani aksional të cilin BeH e fitoi në samitin në Talin, deklaroi Pusiq. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button