TI-Maqedoni: Nuk janë plotësuar rekomandimet nga GREKO për Kuvendin, gjyqësinë dhe prokurorinë

Republika e Maqedonisë edhe më tej nuk i plotëson rekomandimet nga vlerësimi i katërt nga GREKO (vendet për luftë kundër korrupsionit), që kanë të bëjnë me Kuvendin, gjyqësinë dhe Prokurorinë Publike, thonë nga Transparensi Interneshënël – Maqedoni.

“Raporti nga rrethi i katërt i evaluimit të GREKO-s, i miratuar që në dhjetor të vitit 2013, në vete përmban shumë vërejtje dhe rekomandime për largimin e vërejtjeve të dhëna, por pas tyre ende nuk është vepruar në mënyrë adekuate, me çka ato do të shmangeshin”, thuhet në kumtesën e sotme të Transparensi Interneshënëll – Maqedoni.

Kjo, siç u potencua, e konfirmon edhe deklaratën e dhënë paradokohe të kryetarit të GREKO-s, Marin Mëçella, i cili duke folur në tryezë të rrumbullakët “Roli i gjykatësit gjykues në procedurën dëshmuese”, në organizim të OSBE-së dhe Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë, tha se GREKO pret që rekomandimet të plotësohen jo për shkak të vet grupit të shteteve për luftë kundër korrupsionit, por edhe për shkak të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Prej 19 rekomandimeve në raport, tre janë plotësuar, dhjetë janë pjesërisht të plotësuar, ndërsa gjashtë nuk janë plotësuar.

Transparensi interneshënëll – Maqedoni në janar e njoftoi opinionin se shteti nuk ndërmerr mjaft aktivitete për luftë kundër korrupsionit në pajtim me këto rekomandime.

Transparensi interneshënëll – Maqedoni i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që seriozisht të merret me plotësimin e këtyre rekomandimeve, ashtu që do të formojë ekip të posaçëm që do ta ndjekë zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button