Po aktivizohet ekipi i Hagës mbi çështjen e emrit

Ekipi juridik që drejtonte rastin me padinë kundër Greqisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë javën e ardhshme do të takohet për të vërtetuar kahjet e ardhshme të veprimit, theksojnë burime të gazetës “Dnevnik”.

Tashmë ka pasur edhe konsultime joformale për atë çfarë hapi të bëhet pasi u tregua se Greqisë e injoroi aktvendimin e Hagës. Mosmarrja e ftesës në Çikago ishte opsion i parashikuar, ndaj edhe ekipi dhe një pjesë e diplomatëve kanë punuar në skenarë të mundshme.

Njëra nga këto skenare është që ekipi shtetëror të bëjë vlerësim nëse të drejtohet para Gjykatës në Hagë, me ç’rast do ta informonte për atë se si është sjellë Greqia në Çikago.

Sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit grekë vazhdimisht kanë bllokuar manovrat e Turqisë në konstatimet që të futet një fjalë se në samitin e ardhshëm do t’i bëhet ftesë Maqedonisë.

Nëse niset nga kjo vijë, atëherë pala maqedonase do të duhet të sigurojë edhe dëshmi për ato bllokada, gjegjësisht të ketë në dorë deklarata nga pjesëmarrësit direct në bisedimet në të cilat është hapur ajo çështje.

“Ekipi juridik duhet të bëjë vlerësim se me çfarë dëshmi disponojmë. A mund të shfrytëzohet transkripti nga takimi te presidenti grek Karolos Papuljas, ku flitej për veto, apo, deklaratë të ndonjë që ishte i pranishëm në Samitin e Çikagos, i cili do ta konfirmojë bllokadën greke.

Theksojnë burime për “Dnevnik”. Vlerësohet se edhe tani duhet të kalojë një kohë e caktuar para se të dilet me konstatime, ngjashëm si analizoheshin pas Bukureshtit, para se të merret vendimi për padinë.

Njëra nga variantet për të cilën mendohet është që të kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që me shkrim ta lajmërojë Greqinë se duhet të respektohet aktvendimi.
“Në rast se Greqia nuk e bën atë, për shembull, në samitin e ardhshëm në BE në dhjetor mund të shkohet sërish në Gjykatë, sqarojnë burimet.

Cilat janë opsionet

Të lajmërohet Gjykata në Hagë se Greqia nuk e zbaton aktvendimin
Përgatitje të padisë së re
Kornizë kohore për zbatimin e aktvendimit
Të lajmërohet Këshilli i Sigurimit dhe të kërkohet zbatimi i aktvendimit, me mundësi për sanksione për Greqinë.
Ngrirje të bisedimeve për një periudhë të caktuar (1-2 vite)
Të dërgohet notifikim se Maqedonia tërhiqet nga Marrëveshja e përkohshme.
Shuarjen e një pjesë të pjesëmarrjes në misonet paqësore.
Të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë në Çikago.

Lajme të ngjashme

Back to top button