Orban: Hungaria do t’i bllokojë të gjitha dënimet e BE-së për Poloninë

Kryeministri hungarez Viktor Orban theksoi sot se për Hungarinë, Polonia është anëtare vitale e grupit të shteteve të Evropës Qendrore gjatë marrjes së të drejtës së votës në Varshavë në Bashkimin Evropian.

“Polonia është sulmuar nga Brukseli për shkak të reformave të saj gjyqësore dhe është në mënyrë të padrejtë dhe të njëanshme e kritikuar. Hungaria nuk do të mbështesë kurrfarë tentative për aktivizim të nenit shtatë nga Marrëveshja që e çon drejt vendosjes së sanksioneve”, theksoi Orban.

Kryeministri hungarez theksoi se BE-ja duhet të kuptojë se është e pakuptimtë madje edhe të fillohen procedurat kundër Polonisë, sepse Hungaria do të reagojë dhe do të vendosë “pengesë të padiskutueshme” në atë rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button