Aksident rrugor në Gostivar, humb jetën një person

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari T.A. banor i Gostivarit, vdiq sot  në një aksident rrugor, pasi goditi në mur me makinën të cilën po e voziste.

Nga MPB-ja njoftuan se fatkeqësia ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:30 në rrugën 18 Nëntori në afërsi të fabrikës “Silika”. Sipas informatave, vetura  e markës “opel-vectra” ka humbur kontrollin duke goditur kështu murin e një shtëpie.

Si një nga arsyet të cilat mendohen të kenë qenë shkaktare të goditjes, supozohet të jetë keqësimi i gjendjes shëndetësore të vozitësit, me çka ai është alivanosur derisa po voziste veturën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button