Separatistët fituan shumicë në Parlamentin e Katalonjës

Partitë separatiste katalonase fituan shumicë të ngushtë në Parlamentin rajonal në Katalonjë, tregojnë rezultatet preliminare në bazë të 99 për qind të votava të numëruara nga zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme.

Tre partitë katalonase që angazhohen për pavarësi të rajonit së bashku fituan 70 vende deputetësh në Parlament, që numëron 135 deputetë.

Избори Каталонија

Koalicioni i ish-kryetarit të Qeverisë rajonale, Karles Puxhdemon, Së Bashku për Katalonjën, fitoi 34 vende, E Majta Republikane e Katalonjës (ERC) – 32, ndërsa partia ekstreme e majtë Kandidatura për Unitet Nacional (CUO), katër deputetë.

Në zgjedhjet më shumë vota mori partia centriste Qytetarët, e cila është kundër pavarësisë së Katalonjës, duke fituar 37 vende deputetësh në Parlament.

Избори Каталонија

Rezultatet, nga zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme rajonale, vlerësohen si goditje për kryeministrin spanjoll Mariano Rahoj, i cili e shkarkoi Qeverinë katalonase dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shpresuar se politikanët që angazhohen për pavarësi do të mbeten jashtë pushtetit në Katalonja.

Në reagimin e parë pas publikimit të rezultateve, Puxhdemon vlerësoi se shumica e fituar në zgjedhje paraqet fitore të “Republikës Katalonase mbi shtetin spanjoll”.

Карлес Пуџдемон

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të marrë parasysh se vendimi i Rahojit, nuk funksionon, si dhe se ai ka marrë “shpullë” me rezutatet nga zgjedhjet.

Jehoha në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Katalonja ka qenë rekorde pothuajse 82 për qind.

Megjithatë, rezultatet pas zgjedhjeve hap më shumë çështje të reja sesa kanë dhënë përgjigje për të ardhmen e Katalonjës, ku presioni afatgjatë për pavarësi solli deri në përplasje me Qeverinë spanjolle para dy muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button