Edhe një shqiptar i Kosovës vritet në Siri

 Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri.

Bëhet fjalë për një person nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës, familjarët e të cilit e kanë konfirmuar lajmin.

Të njëjtat burime nuk kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme i përfshirë dhe shkatërruar nga lufta.

Nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.

Dhjetëra kosovarë janë vrarë në Siri deri më tani.

Vitin e kaluar, kur ka raportuar para Komisionit për Siguri, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës.

Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 kosovarë luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button