Shpërthen një bombë në Gjykatën e Apelit në Athinë

Një bombë ka shpërthyer herët në mëngjes në Gjykatën e Apelit në Athinë, duke shkaktuar dëmtime serioze në ndërtesën dhe në disa objekte përreth, por jo edhe viktima në njerëz.

Siç njoftuan mediat greke, shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në distancë të madhe, shkaktoi shok dhe shqetësim mes banorëve në Athinë.

Policia Informoi se rreth orës 2:50 sipas orës lokale (1:50 sipas orës së Evropës së Mesme) një person i panjohur është paraqitur në redaksinë e “Gazetës së redaktorëvë) dhe në “Zunglla”, duke paralajmëruar se për 40 minuta do të shpërthejë një bombë në ndërtesën e Gjykatës së Apelit.

Pas kësaj, pjesëtarë të policisë e kanë bllokuar rajonin rreth gjykatës dhe tërësisht e kanë boshatisur ndërtesën.

Policia kumtoi se konsideron se bëhet fjalë për “akt terrorist” pa publikuar më shumë hollësi për shkaqet e vlerësimit të këtillë.

Nga mëngjesi i sotëm në vendin e shpërthimit zhvillohet hetim për vërtetimin e llojit të bombës dhe për zbulimin e kryerësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button