Propozim buxheti i plotësuar në seancë plenare në Kuvend

Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është në rend dite para deputetëve në seancën plenare. Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2018 ishte në rend dite të caktuar javën e kaluar, por për shkaqe objektive seanca i ricaktua për sot. Në seancë siç paralajmëroi opozita nuk do të marrë pjesë.

Në Propozim buxhetin e plotësuar janë gjashtë amendamentet  e inkorporuara të pranuara në debat në lexim të parë në komisionet kuvendore dhe me amendamente nga na e Qeverisë me të cilat janë bërë rritje të mjeteve financiare për gazifikim  në vlerë prej 120 milionë denarë, te bllok dotacionet për kopshte, shkolla fillore dhe të mesme dhe institucione kulturore për 200 milionë denarë, te Fondi për Shëndetësi për 100 milionë denarë dhe te Inspektorati për Mjedis të Jetesës për 100 milionë denarë.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2018 janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa të dalat në 211,7 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë apo 2,7 për qind nga BPV, gjegjësisht shënon ulje lidhur me vitin e kaluar për 0,2 pikë përqindje. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,6 për qind. Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje të akcizës së naftës për tre denarë.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski konsideron se duhet të ketë debat konstruktiv dhe se do të duhet në të të marrë pjesë edhe opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button