Grujoski dhe Boshkoski do ta kalojnë Vitin e Ri në burgun e Selanikut

Vendimin për ekstradimin e dy agjentëve Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski, Gjykata e Selanikut do ta publikojë më 5 janar të vitit 2018, njofton Portalb.mk.

Kumtimi i vendimit është anuluar pasi që nuk është siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase, në diçka që kanë insistuar avokatët e të akuzuarve.

Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, të pavarura nga njëri-tjetri. Njëri është për falsifikim të pasaportave me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikit. Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor.

Grujoski dhe Boshkoski në ndërkohë do të jenë në paraburgim në afërsi të Selanikut.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button