TV-të e ardhshme, panele të tejdukshme

Kjo duket si vazhdim logjik i trendit në të cilin pajisjet e TV-së bëhen gjithnjë e më të holla dhe që nuk bien në sy. 

Teknologjia e quajtur TOLED tashmë ekziston, por prodhimi i paneleve për pajisjet TV momentalisht nuk është i mundur. Televizori Loew ka ekranin TOLED. E ka dizajnuar Michael Friebe, ndërsa ka qenë në rrethin e ngushtë të garës së iF Concept Design.

“Si i pari i llojit të vet, TV aparati Loewe Invisio sjell risinë teknike, kombinon LCD-në konvencionale dhe teknologjinë më të re TOLED të ekranit. Kjo mundëson krijimin e lëvizjeve të jo të tejdukshme të fotografive me riprodhimin e begatshëm të ngjyrave dhe me kontrast të plotë nga e zeza e plotë deri tek e bardha. Kompania Loewe që në vitin 1998 ka prezantuar TV setin e lidhur në internet, para se të kenë ekzistuar  iTunes dhe YouTube.  Idetë e të punësuarve të kësaj kompanie shpesh bëhen pjesë e pajisjeve të tyre.

Kjo kompani po ashtu në vitin 1931 ka kryer demonstrimin e parë të paraqitjes publike të transmetimit televiziv në botë. Incizuesin e parë me kaseta e ka prezantuar në vitin 1950, ndërsa video rekorderin e parë në vitin 1961. Televizori i parë evropian stereo është prezantuar në vitin 1981. Në vitin 1998 është prezantuar Loewe Xelos @meda, televizori i parë me qasje në internet. Në të njëjtin vit është prezantuar edhe TV i parë me ekran të rrafshët. Ishte ky aparati Loewe Spheros.

Kjo kompani punëson rreth 1.000 njerëz, ndërsa 120 janë inxhinierë dhe teknikë që punojnë në departamente dhe laboratorë të zhvillimit. Është e pranishme në 50 vende dhe në qytetet më të mëdha si Madridi, Londra, Parisi, Amsterdami, Roma, Kopenhaga, Vjena, Moska dhe Hong Kongu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button