Normalizohet komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Deve Bair -Kumanovë

Komunikacioni në rrugën magjistrale A2, Kumanovë-Kriva Pallankë-Vendkalimi kufitar Deve Bair është normalizuar në orën 19:45, pasi pas një aksident trafiku i cili ndodhi tek “Osiçki most” në rrethrrotullimin tek Kriva Pallanka rreth orës 17:35 u rikahëzua.

Në aksidentin e trafikut, sipas të dhënave nga MPB, është lënduar një person, me iniciale S.V., i lindur në vitin 1943.

I lënduari ende ndodhet në Shtëpinë e Shëndetit Kriva Pallankë, ku është dërguar me automjet të ndihmës urgjente mjekësore, ndërsa nga MPB theksuan se nuk bëhet fjalë për lëndime të karakterit për rrezik jete.

Në aksident kanë marrë pjesë një automjet transportues me targa bullgare dhe një automjet i udhëtarëve i markës hjundai, me targa të Kumanovës.

Ekspertiza e ekipeve të MPB-së ka përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button