Hristijan Mickoski, kandidat i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE-së

Hristijan Mickoski zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, kandidatura vjen si motiv i mbështetjes së madhe nga anëtarësia, kolegët dhe qytetarët, njofton Alsat M.

“Me mendim të pastër, me shumë besim dhe me zemër të hapur pranoj përgjegjësinë për të kandiduar për kryetar të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Nga VMRO-DPMNE nuk ndajnë informacion se kush tjetër pos Mickoskit do të garojë për të parin e partisë. Zëdhënësi Ivo Kotevski, edhe pas skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave mbetet i pakapshëm për media. Nga ana tjetër, dy të përfolurit ish ministri i Jashtëm Nikolla Popovski dhe ish drejtori i Arkivit Shtetëror Filip Petrovski, nuk kanë dorëzuar kandidatura në parti. Ndërkohë Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me 13 vota kundër, 2 për dhe 3 të përmbajtur ka hedhur poshtë kërkesën e deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski për shtyrjen e datës së kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button