Tërheqje masive e qumështit për foshnjat nga frika e salmonelës

 Skandali me qumështin për foshnja i cili ka goditur 30 shtete vazhdon të përhapet, pasi qumshtorja franceze Lactalis ka tërhequr miliona produkte në nivel global nga frika e kontaminimit me salmonelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lactalis më herët tërhoqi disa miliona produkte qumshtore. Kompania të enjten zgjëroi tërheqjen për të gjitha produktet të prodhuara nga shkurti i këti viti në fabrikën në qytetin Craon në veri të Francës, të cilat i kanë përshkruar si “masa parandaluese”.

Përmes një deklarate Lactalis kërkoi falje konsumatorëve duke theksuar se epidemia ka filluar pas renovimit të fabrikës në Craon në fillim të këti viti.

Autoritetet franceze të shëndetësisë kanë njoftuar se 26 fëmijë janë sëmurë në dhjetorë dhe se këto rast janë të lidhura me produktet e Lactalis. Simptomet e infektimit me salmonelë, pos të tjerash janë: ngërçe në stomak, diare dhe ethe. Shumica e të prekurve shërohen edhe pa mjekim.

Tërheqjet këtë vit kanë ndodhur në Britani të Madhe, Greqi, Kinë, Pakistan, Bangladesh, Marok, Sudan Peru dhe Kolumbi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button