Kosovari Arbër Zeka, fitues në Big Brother Albania 5

Kosovari Arbër Zeka është fitues i edicionit të pestë të reality show “Big Brother”, që organizohet nga televizioni “Top Channel” në Shqipëri. Ai ka marrë më së shumti vota nga publiku, që ka votuar përmes mesazheve telefonike nga Kosova e Shqipëria, raporton sot Koha Ditore. Zeka  nuk ka mundur të përmbahej nga lotët kur, të shtunën në orët e vona,  ka dëgjuar emrin e tij si fitues, tek është thirrur nga nikoqirja e këtij show televiziv, Arbana Osmani. Në dyshe ai ka shkuar me konkurrentin nga Shqipëria, Armando Osmani – Liam, ndërsa bashkë edhe me tre konkurrentë të tjerë, Genta, Françeska dhe Ermali kishin përthekuar pesëshen finaliste të këtij edicioni. 

“Ka qenë një udhëtim i gjatë. Edhe Liami është fitues”, ka thënë menjëherë Arbëri pasi ka kuptuar se është fitues. “Fitoren ua dedikoj prindërve të mi”, ka shtuar më pas ai. Çmimi për vendin e parë ka qenë 10 milionë lekë, ose rreth 73 mijë euro. Zeka ka thënë se qëllimi i hyrjes së tij në “Big Brother” ishte që me paratë që do t’i merrte nga ky çmim do t’ua dhuronte prindërve një shtëpi. Zeka ka hyrë në edicionin e pestë të “Big Brother Albania” dy javë pasi që ka nisur ai. Kjo i bie që ai të marrë pak më shumë se 61 mijë euro. Pjesa tjetër e mjeteve do t’u ndahet 4 finalistëve të tjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button