Suedia fituese e Eurovizionit, Shqipëria merr vendin e pestë

Mbaroi edhe ky edicion i Eurovizionit i cili u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. Rona Nishliu, e cila e përfaqësoi Shqipërinë, edhe kësaj here sikurse në gjysëm finale, pati një performancë të mrekullueshme dhe me zërin e saj ngriti në këmbë tërë publikun në sallë.

Shqipëria u rangua e 5-ta në listën e 27 shteteve pjesëmarrëse në Eurovizion, me gjithsej 146 pikë. Kënga Suus mori vota nga disa shtete, ndër të cilat edhe Greqia, e cila i dha 10 pikë Shqipërisë, si dhe Maqedonia, Zvicra e Italia të cilët Ronës i dhanë maksimumin e votave.

Përfaqësuesja e Maqedonisë dhe kënga e saj “Zi e bardh” nga ana tjetër, u rangua e 13-ta në listë. Fituese në Eurovision Song Contest 2012 është Suedia, ndërsa vendin e dytë e mori Rusia.

Ndiqni këngën fituese të Eurovizionit, 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button