Me ndihmë holandeze do të përforcohet etika gjyqësore në Maqedoni

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti dhe ambasadori holandez, Vilem Vauter Plomp, sot e promovuan projektin “Përmirësim i mekanizmave për përforcim të etikës gjyqësore – ndarje e praktikave të mira në rajon dhe BE”, qëllimi i të cilit është etablimi dhe funksionimi i Trupit për etikë gjyqësore të Shoqatës së gjykatësve.

Projekti, siç sqaroi Saiti, duhet të japë mbështetje për funksionimin dhe zhvillimin inicial të Trupit këshillëdhënës për etikë gjyqësore, që do të çojë drejt vendosjes së mekanizmave vetërregullues për promovim dhe respektim të parimeve të Kodit për etikë gjyqësore nga ana e gjykatësve.

Shtoi se target grupet e projektit janë gjykatësit dhe institucionet e jurisprudencës dhe se projekti duhet të jetë në dobi të rezistencës së gjykatësve ndaj presioneve të mundshme.

“Çdoherë ka tentime për ndikim, ndërsa individualisht edhe të konfirmohet në cilat situata ato ndikime janë efektive dhe si gjykatësit janë përballur me to”, tha Saiti.

Gjykatësit, siç tha, duhet të udhëhiqen nga garancitë ligjore të cilat u sigurojnë minimum mbrojtje edhe nga integriteti i vet personal lidhur me veprimin dhe refuzimin e presioneve politike dhe të çfarëdo lloji tjetër.

Ambasadori Plomp theksoi se pavarësia dhe funksionimi ligjor i jurisprudencës është më me rëndësi, sepse ndikon ndaj jetës së qytetarëve, por edhe në besimin e tyre që e kanë ndaj funksionimit të organeve juridike.

Theksoi se sipas hulumtimit të përpunuar nga Instituti për demokraci, që ishte publikuar këtë javë, 72 për qind e të anketuarve konsiderojnë se lidhjet politike, por edhe ato familjare kanë ndikim ndaj asaj se kush është bërë kryetar i gjykatësve, dhe kjo, siç theksoi, duhet të përmirësohet menjëherë.

“Madje edhe kur do të ekzistonin ligjet më të mira, ndërkaq duhet të jem i qartë se miratimi i tyre nuk është i mjaftueshëm, madje atëherë rezultatet do të jenë të këqija përderisa rregullat nuk zbatohen nga njerëz të cilët respektojnë veten”, tha Plomp. Kjo, sipas tij, është vetëm një nga shkaqet sepse të gjitha emërimet dhe zgjedhjet në organet juridike duhet të bazohen në merita dhe të bëhen në mënyrë transparente.

Ambasadori holandez tha se gjatë viteve të shkuara pamë se cilat janë efektet kur nuk ekzistojnë pesha dhe kundërpesha.

“Integriteti personal për secilin person të zgjedhur apo emëruar në shërbimin publik  është me rëndësi kyçe për sundimin e së drejtës. Sistemi është aq i mirë sa janë të mirë njerëzit të cilët punojnë në të, dhe ky është shkaku përse projekti ynë fokusohet në integritetin dhe etikën profesionale të gjykatësve”, tha Plomp.

Projekti, i cili do të zgjasë 15 muaj, ndërkaq ka filluar më 1 dhjetor të këtij viti, është i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, ndërkaq do të zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën holandeze të gjykatësve dhe Shoqatën e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button