Tevdovski: Rregullativë e re për zhvendosje pozitive të tregut të kapitalit

Rregullativë e re për tregun e letrave me vlerë për vitin e ardhshëm, që do të krijojë kushte për zhvillim të prodhimeve dhe shërbimeve të reja në tregun financiar në Republikën e Maqedonisë, nivel më i lartë i stabilitetit të tregut, autorizime të përforcuara të organeve mbikëqyrëse dhe mbrojtje më e mirë e investuesve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në treg, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

“Në agjendën e Ministrisë së Financave për vitin e ardhshëm është njëra ndër reformat më të mëdha në sferën e tregut të kapitalit. Ligji ekzistues për letra me vlerë do të zëvendësohet me dy ligje të reja – ligji për instrumente financiare dhe ligji për prospekte për letra me vlerë dhe obligime të editorëve për transparencë. Me ligjet e reja do të vendoset kornizë e qartë dhe gjithëpërfshirëse e tregut të Maqedonisë të kapitalit, që ndërkaq do të kontribuojë për zhvillimin e tij dhe harmonizimin me legjislaturën e BE-së në këtë sferë”, tha ministri para mbledhjes së sotme të parë të Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit.

Ai shtoi se me miratimin e rregullativës së re ligjore do të sigurohet rregullativë moderne dhe gjithëpërfshirëse ligjore e cila në tërësi do të hamronizohet me rregullativën evropiane, ndërkaq në të njëjtën kohë do ta ketë parasysh edhe nivelin e tanishëm të zhvillimit të tregut vendor, duke mos shkaktuar në atë mënyrë distorzime plotësuese të tregut dhe duke i ndjekur në tërësi specifikat e tij.

Këshilli për zhvillimin e tregut të Maqedonisë të kapitalit është formuar për zgjidhje sistematike të sfidave dhe krijimit të një strategjie gjithëpërfshirëse për pozicionim të ardhshëm dhe zhvillim të tregut të Maqedonisë të kapitalit.

“Të gjithë faktorët në Maqedoni do të flasin për rregullativën, propozime për përmirësimin e gjendjes me qëllim që të fillohet të lëvizet dhe të kemi zhvendosje pozitive të tregut të kapitalit”, tha Tevdovski.

Theksoi se që të shkojë ekonomia e Maqedonisë përpara duhet edhe kjo sferë të lëvizet.

Sipas tij, nëse tregu i kapitalit është mirë i organizuar, kjo do të ndikojë pozitivisht në vendimet e investuesve potencial vendor dhe të huaj që të investojnë në ekonominë vendore, ndërkaq një treg i organizuar mirë është një treg i rregulluar mirë”, theksoi Tevdovski.

Me këshillin për zhvillim të tregut të kapitalit kryesoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ndërkaq anëtarë të tij janë edhe guvernatori i Bankës Popullore të RM-së, Dimitar Bogov, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorët e Bursës së Maqedonisë, Komisionit për letra me vlerë. Depozituesit qendror dhe Agjencisë për supervizion të sigurimit (ASS), kryetari i Këshillit të ekspertëve të ASS, kryetarët e grupacioneve për sektorin bankar dhe letrave me vlerë pranë LOE-së dhe drejtorët e fondeve private pensionale.

Këshilli për treg të kapitalit do të takohet së paku njëherë në tre muaj, sipas nevojës edhe më shpesh, ndërsa në bazë të konkludimeve do të përgatiten informata dhe propozim ndryshime të ligjeve të cilat do t’i parashtrohen Këshillit ekonomik social dhe Qeverisë së RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button