Përveç Bonevës PSP do ta ndjek edhe një deputet për harxhime rrugore

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva paralajmëroi se hetimi për rastin “Drumarina” që akuzohet deputetja Sillvana Boneva mund të përhapet edhe për një deputet. Janeva tha se është e mundur që të hetohet edhe një deputet se a ka dhënë fletëpagesa të rrejshme për harxhimet rrugore, por nuk e zbuloi emrin e tij, transmeton Portalb.mk.

Siç shpjegoi prokurorja Fetai, Boneva dyshohet për vepër penale “mashtrim në shëribim”. Ajo tha se e dyshuara nga 25 qershori i vitit 2011 deri më 16 dhjetor 2015 te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar llogari të rrejshme për pikpagesa të paguara.

Boneva ka dorëzuar fletëpagesë të pikpasevave të llojit, për shembull ka udhëtuar në orën 17, ndërsa të njëjtën ditë ka qenë akoma në Kuvend dhe ka votuar në orën 19. Llogaritë e fletëpagesave më shpesh i ka marrë nga taksistët që udhëtonin në relacionin Stranicë-Shkup dhe në të kundërtën.

Gjithashtu PSP-ja ka kryer hetim edhe në numëruesit e rrymës në shtëpitë e ish-deputetës në Strumicë dhe në Shkup dhe sipas tyre ajo shumicën e kohës e ka kaluar në Shkup, që është edhe një dëshmi se një pjesë të kilometrave që e ka treguar ka qenë fiktive.

“Analiza e kryer tregon se nëse udhëtimet do të ishin bërë në mënyrë reale e dyshuara do të bënte 235.928 kilometra, por sipas dëshmive ka kaluar 133.520 kilometra”, tha Fetai.

Sipas hetimit, Boneva e ka dëmtuar buxhetin me 5.973. 802 denarë ose 100.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button