fbpx

Maqedoni – Kosovë, më vitin 2018 do të kthehen shtetasit kosovarë që qëndrojnë në Maqedoni

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë, Mila Carovska dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete i Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq kanë realizuar takim në të cilin është diskutuar për planin e kthimit të qytetarëve nga Kosova të cilët ende janë në territorin e Republikës së Maqedonisë që nga lufta e Kosovës e vitit 1999, njofton Portalb.mk.

Carovska - Jevtiq
Carovska – Jevtiq

Kjo çështje u vendos që të mbyllet më vitin 2018 dhe për të njëjtin janë formuar grupe punuese për përpilim të planit për integrim the kthim të familjeve. Për këtë është marrë përkrahje edhe nga UNHCR dhe Bashkimi Evropian.

Pas kthimit në Kosovë, siç njoftoi ministri Jevtiq, për individët apo familjet do të sigurohet mbrojtje nëpërmjet mjeteve të siguruara. Do t’ju mundësohet edhe punësim dhe lehtësim e përgatitje në integrim të tyre në shoqërinë kosovare.

Përndryshe, nevoja e zgjidhjes së kësaj vjen pasi që ka 300 shtetas të Kosovës që jetojnë në Maqedoni. Në periudhën paraprake, me po të njëjtin plan, në Kosovë u kthyen 271 individë. Kthimi i tyre në Kosovë u bë me vullnet të tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close