Berisha vëzhgon politikën e Nikoliçit

Kryeministri Sali Berisha ka thënë se Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim me Serbinë, por më parë duhet pritur dhe parë çfarë politike do të udhëheqë kryetari i sapozgjedhur i Serbisë Tomislav Nikoliç.

“Duhet pritur nëse Nikolici do të punojë për zhvillimin rajonal dhe integrimet evropiane. Kjo do të ishte në interes të Serbisë”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se shqiptarët janë një komb që jeton në vende të ndryshme.

“Ne jemi të bashkuar në divesitet. Vendi im ka kënaqësinë të ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën, Maqedoninë dhe natyrisht do të punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse të pranosh njëri – tjetrin dhe të punosh së bashku, kjo është e ardhmja”, ka thënë Berisha.

Ai i ka bërë këto komente në Budvë të Malit të Zi, ku janë tubuar udhëheqës të Evropës Juglindore dhe përfaqësues të vendeve të rajonit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button