Në Serbi janë regjistruar 575 raste të fruthit

Nga tetori e deri më sot në Serbi janë regjistruar gjithsej 575 raste të fruthit, prej të cilëve 179 janë vërtetuar në testimin laboratorik në Institutin “Torlak”, bëri të ditur Instituti për Shëndet Publik “Dr. Milan Jovanoviq Batut”.

Pacienti më i ri është një fëmijë dy muajsh, ndërsa më i moshuari është një person 60 vjeçar.

Gjithsej 90 për qind e të sëmurëve janë të pavaksinuar, nuk kanë qenë të imunizuar apo nuk dihet nëse janë të vaksinuar, theksohet në kumtesën e Institutit për Shëndet Publik. Nga të sëmurit, 65 persona kanë përjetuar komplikime të rënda siç është pneumonia.

Epidemia e fruthit në territorin e Kosovës ku ka kryesisht popullatë serbe u paraqit më 23 tetor, dhe deri më 20 dhjetor janë regjistruar 248 të sëmurë.

Në territorin e Serbisë për momentin po kryhet vaksinimi i të gjithëve të pavaksinuarve apo të pa imunizuar të moshës prej 12 muaj e deri më 14 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button