Në ethe për Ronën

Sonte do të jetë një natë me plotë emocione për të gjithë shqiptarët. Për më pak se një orë fillon nata e finales së Eurovizionit. 

Rona Nishliu, e cila fitoi dritën e gjelbër për të shkuar në finalen e Eurovisionit, sonte do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Suus” e cila është pritur mjaftë mirë nga të gjitha shtet e Evropës, të cilat konkurrojnë në këtë festival. Ajo me vokalin e saj ka arritur të fitoj mjaftë vota që të jetë në finalen e sotme.

Këngëtarja nga Kosova sonte është në ethe për të fituar çmimin për të cilin po “lufton” me përfaqësuesit tjerë të shteteve të Evropës në Eurovision Song Contest. E gjitha çfarë na mbetet ne të bëjmë për Ronën, është ta përkrahim atë me votat të cilat ajo i pret nga ne. 

Në ndërkohë, sonte është edhe finalja e Big Brother Albania 5 ku Arbër Zeka, gjithashtu nga Kosova, është duke u konsideruar edhe fitues i këtij programi televiziv, pasi të gjitha sondazhet flasin në të mirë të tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button