Maqedonia e Shqipëria pa lëvizje në listën e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të reprezentacioneve, ndërsa Maqedonia nuk ka lëvizur asnjë pozitë, duke e mbyllur vitin në pozitën e 76-të, njëjtë ka ndodhur edhe me kombëtaren e Shqipërisë, e cila mbetet në pozitë të njëjte sikurse ishte muaj më parë, në pozitën e 62-të.

Vetëm reprezentacioni i e Kosovës ka humbur tri pozita, duke lëvizur nga pozita e 174 në 177 në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e përgjithshme Gjermania vazhdon të jetë më e mirë, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyll Kili. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button