Koreja Veriore mohon se është përgjegjëse për sulmin global kibernetik në maj

Koreja Veriore i hodhi poshtë akuzat nga ana e SHBA-së se qëndron prapa sulmit global kibernetik  që ndodhi në maj të këtij viti.

“Siç theksuam disa herë deri më tani, ne nuk kemi asgjë me këto sulme hakerësh dhe nuk kemi nevojë të përgjigjemi në të gjitha pohimet e veçanta absurde të SHBA-së”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë Veriore për agjencinë shtetërore të lajmeve.

Në sulmin kibernetik është përdorur një program, që ka kërkuar nga pronarët e kompjuterëve të infektuar të paguajnë kompensim nga disa qindra dollarë në valuta bitkoin, ndërsa në të kundërtën të gjitha të dhënat e ruajtura në kompjuter do të shlyhen.

Mbi 300.000 kompjuterë janë infektuar nga virusi, i cili përkohësisht e ka bërë të paaftë edhe sistemin kompjuterik të shëndetësisë publike britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button