Kumanovë, përkujtohet dëshmori i kombit Harun Kasumi

Sot, në orët e pasditës në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Sllupçan të Komunës së Likovës, iu bënë homazhe dhe nderime dëshmorit të luftës së vitit 2001, Harun Kasumi, i cili po në këtë ditë, 11 vite më parë ra në altarin e lirisë. Në homazhe morën pjesë ish ushtarë të UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.

Para të pranishmëve u lexua një referat kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit Harun Kasumi.
Masës së tubuar me fjalim rasti iu drejtua edhe Kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku i cili çmoi lartë rolin e dëshmorit Harun Kasumi por edhe të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. Ai ndër të tjera tha:      

“Djali juaj ra dëshmorë në altarin e Lirisë kështu që e përkujtojmë së bashku dhe gjithmonë dëshmorët e kombit përkujtohen. Ti baba dhe nëna e Harun Kasumit përpiquni nga djali juaj të fitoni sevape nga Zoti, që Zoti deshi që të jetë dëshmor i kombit, kështu që ky dëshmorë të jetë edhe për të mirën tuaj, e dhe tonën”.

Të pranishmit në këtë homazh më pas vizituan edhe konakun e dëshmorit të kombit Harun Kasumi, ku edhe ishin të ftuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button