Deklarata e Buffon për “ndeshjet e fiksuara” hap dyshime

Një deklaratë e portierit të Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit, Gigi Buffon ku mbrojti ato që ai i quajti “barazime komode”, hapi debate në mediat dhe opinionin sportiv në vend.

Kreu i shoqatës së futbollistëve, Damiano Tommasi komentoi deklaratën e Buffon si tërësisht realiste dhe që s’ka lidhje me bastet.

“Buffon u referohej ndeshjeve të fund-kampionatit kur dy skuadrave u intereson barazimi për të siguruar objektivat e tyre sezonalë. Mendoj që kjo s’ka të bëjë me bastet, por me lojën sportive ndaj duhet të mendojmë se si mund të korrigjohemi në këtë pikë”, deklaroi Tommasi.

Buffon, që mban edhe postin e zv/presidentit të shoqatës së futbollistëve në Itali, deklaroi për mediat vendase se “ndonjëherë një ndeshje e fiksuar barazim mund të justifikohet, ndonjëherë, është më mirë të kemi dy të plagosur se sa një të vdekur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button